Mbappe rrëzon Ronaldon dhe Messin nga froni

Futboll

Mbappe rrëzon Ronaldon dhe Messin nga froni

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:39
Mbappe rrëzon Ronaldon dhe Messin nga froni

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi më në fund janë rrëzuar nga froni, me Kylian Mbappe që ka marrë vlerësimin më të lartë për lojën e këtij viti në FIFA 23.

Francezi do tëketë një vlerësim 92 sipas FutZoneFIFA dhe asnjë lojtar tjetër nuk do ta ketë këtë mesatare. Ndërsa nuk dihet se çfarë vlerësimi do t’u jepet Ronaldo-s dhe Messi-t, që për herë të parë në 15 vite asnjëri nga të dy nuk do të ketë vlerësimin më të lartë.

Të dy kishin krijuar një dominim kur bëhet fjalë për lojërat e FIFA-s, me Mbappe që duket se i ka dhënë fund mbretërimit të tyre këtë vit.

Në edicionin e vitit të kaluar të lojës, Messi mori vlerësimin më të lartë, 93. Pas tij ishte Robert Lewandowski me 92, i ndjekur nga Ronaldo dhe Mbappe me 91.

Megjithatë, sezoni i francezit, në të cilin ai shënoi 39 gola dhe dha 26 asiste, e ka parë atë të bëhet më i miri në video-lojën popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat