Riola Xhemaili, futbollistja nga Kosova që po mahnitë futbollin gjerman dhe atë zviceran

Futboll

Riola Xhemaili, futbollistja nga Kosova që po mahnitë futbollin gjerman dhe atë zviceran

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 15:21
Riola Xhemaili

Riola Xhemaili është një futbolliste shumë e re e cila është pjesë e Kombëtares së Zvicrës në futboll për femra dhe po merr pjesë në Kmapionatin Evropian të kësaj kategorie.

Xhemaili është në turneun e saj të parë madhor si anëtarja më e re e skuadrës zvicerane, një sukses që vjen pas sezonit të saj të parë në një nga ligat më të mira evropiane, Frauen-Bundesliga, me Freiburgun.

Futbollistje me origjinë nga Kosova e kishte nisur karrierën e saj në sportin e volejbollit por uk kaloi shumë kohë që kalimi i saj nga volejbolli në futboll të shpërblehej. Në moshën 15-vjeçare, ajo debutoi për Baselin dhe luante në ekipet e të rinjve të Zvicrës. Në gjysmën e dytë të vitit pasardhës, ajo do të vishte shiritin e kapitenit për klubin e saj dhe do të bënte debutimin e saj në nivel ndërkombëtar.

“Unë jam një personalitet që mund të përballoj mirë presionin e pritshmërive”, tha Xhemaili, e cila përmend Cristiano Ronaldon si idhullin e saj më të madh. Portugezi është pjesë e arsyes pse ajo ka qenë në gjendje të arrijë kaq shumë dhe kaq shpejt.

“Riola është jashtëzakonisht e sigurt në top. Ajo është një teknike shumë e mirë. Ajo gjithashtu ka një sy shumë të mirë dhe mund ta lexojë lojën mirë.”, tha për “Goal” Birgit Bauer, drejtuese e departamentit të futbollit për femra në Freiburg,

“Të vish në Gjermani nga Zvicra nuk është aq e lehtë”, thotë Bauer. “Bundesliga ka një cilësi ndryshe. Kjo është vënë re edhe në Rio. Ajo kishte vështirësi në fillim, por gjithmonë jepte gjithçka. Ajo është bërë shumë e vlefshme për lojën tonë.”

Statistikat e mbështesin këtë. Në fund të sezonit, Xhemaili pati gjashtë asistime, më së shumti nga çdo lojtare tjetër e Freiburgut dhe kishte shënuar golin e saj të parë në divizion. Ajo gjithashtu ishte bërë pjesë e 11-tës fillestare të Zvicrës.

Por ka edhe një cilësi tjetër të Xhemailit që duhet theksuar, për të cilën Bauer beson se gjithashtu e bën atë "të rëndësishme". "Ajo nuk është kurrë në humor të keq," shpjegon ajo. "Ajo është gjithmonë në humor të mirë dhe e përhap këtë humor të mirë."

Nga të qenit kapiten adoleshent në Basel e deri te një nga të rejat më emocionues të Zvicrës, me të gjitha këto tipare të kombinuara, nuk është çudi që Xhemaili është bërë një anëtare e vlefshme e çdo skuadre ku ka luajtur deri më tani – dhe pa dyshim do të vazhdojë të jetë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat