Blerja rekord tundohet nga Napoli

Futboll

Blerja rekord tundohet nga Napoli

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 15:54
Napoli

Napoli vazhdon të kërkojë një portier pas lamtumirës së David Ospina-s. Sipas spanjolles Marca, klubi italian duket se ka shprehur interes për portierin e Chelsea, Kepa Arrizabalaga, që po vlerëson seriozisht një transferim të tijin në Itali.

Portieri spanjoll, i cili u transferua te Chelsea në 2018-ën për 80 milionë euro, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori, nuk ka hapësira te klubi londinez për shkak të Edouard Mendy, i cili është zgjedhur si portieri titullar nga trajneri Tuchel sezonin e kaluar, dhe tani po vlerëson idenë e një huazimit jashtë Anglisë.

Sipas së përditshmes spanjolle, Napoli është për momentin një nga opsionet më të mira për futbollistin, i cili do të kishte mundësi të luante me më shumë vazhdimësi dhe në Champions League, me objektivin për të siguruar një grumbullim me kombëtaren spanjolle për Katar 2022.

Kepa, i cili do të garonte për vendin e titullarit te Napoli me Alex Meret, siç ka shkruar Marca, mund të huazohet nga klubi italian për një sezon.

Marca ka shpjeguar se operacioni është vetëm në hapat e parë dhe vetëm në javët e ardhshme do të kuptohet nëse negociatat do të kenë një fund të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat