Roma 36 mijë abonime, Lazio 8500

Futboll

Roma 36 mijë abonime, Lazio 8500

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:34
Roma 36 mijë abonime, Lazio 8500

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito është i zhgënjyer nga interesimi i ulët që tifozët e Lacios kanë shfaqur këtë sezon në lidhje me abonimet sezonale. Teksa është përballuar me zemëratën e tifozëve bardhekaltër në “Auronzo di Cadore”, Lotito ndër të tjera u shpreh:

“Vetëm rezultatet kanë rëndësi? Ne kemi ndërtuar një Lacio të shkëlqyer, tani ju takon juve të bëni pjesën tjetër. Kur e keni ndarë mendjen për të bërë abonimet?!

Kemi mbetur në kuotën e 8500 abonimeve, ndërkohë që Roma ka mbërritur në 36 mijë. Tani do të bëj të njëjtat çmime si Roma për vitin e ardhshëm dhe do të shohim sa abonohen”.

Gjithashtu numri 1 i të kaltërve ia mbylli derën përfundimisht një largimi të mundshëm të yllit serb Milinkoviç-Saviç, duke deklaruar:  “A do të qëndrojë Milinkovic-Savic? Kush tha se e kam nxjerrë në shitje? Jo, harrojeni. Nuk e shes këtë lojtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat