Guardiola e gjen zëvendësuesin e Zinchenkos

Futboll

Guardiola e gjen zëvendësuesin e Zinchenkos

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 22:05
Guardiola dhe Zinchenko

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Marc Cucurella.

Pas përfundimit të marrëveshjes për transferimin e Oleksandr Zinchenkos te Arsenali, Pep Guardiola e dëshiron spanjollin si zëvendësues të tij.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Manchester City ka gati një ofertë zyrtare për të hapur bisedimet për Cucurellan, i cili tash e një kohë është objektiv i Guardiolas.

Oferta thuhet se do të dërgohet së shpejti në mënyrë që të negociohet me Brightonin sa më shpejt që të jetë e mundur.

23-vjeçari me Brightonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Më herët është thënë se Brightoni e vlerëson mbrojtësin e majtë me 50 milionë funte, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë oferta që do dërgohet nga kampionët e Anglisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat