Rangers firmos për 4 vite me mbrojtësin e Liverpool

Futboll

Rangers firmos për 4 vite me mbrojtësin e Liverpool

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 11:39
Rangers firmos për 4 vite me mbrojtësin e Liverpool

Klubi i Rangers ka zyrtarizuar afrimin e Ben Davies për 4 sezone.

26-vjeçari kaloi nga “The Reds” te skuadra skoceze për 4 milionë paund raportojnë mediet angleze.

Sezonin e fundit anglezi ishte i huazuar te Sheffield United, ndërsa tashmë ka gjetur skuadrën e re.

Në edicionin e fundit Davies luajti në 21 ndeshje në Championship dhe në to shënoi një gol.

Ndërsa sa i përket elitës së futbollit anglez, Premier League, mbrojtësi nuk e ka provuar ndjesinë e të luajtur në një kampionat kaq të luftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat