Teuta zhvillon stërvitjen e parë në Korçë

Futboll

Teuta zhvillon stërvitjen e parë në Korçë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:44
Teuta zhvillon stërvitjen e parë në Korçë

Teuta ka lënë Durrësin për të udhëtuar drejt Korçës, aty ku do zhvillojë fazën përgatitore.

Nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi, “djemtë e detit” kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Skënderbeu”.

Korça është zgjedhur pikërisht për kushtet e mira, si edhe motin e freskët në këto ditë të nxehta që kanë “pushtuar” Shqipërinë.

Ekipi është duke punuar shumë fort, pasi kjo është një periudhë, ku ndoshta për futbollistët është më e vështira, pasi duhet të punojnë shumë fizikisht.

Deri tani për fat të mirë çdo gjë po shkon mbarë dhe shpresohet që deri në ndeshjen e parë të kampionatit të jenë gati. Kjo pritet të jetë verë e nxehtë te Teuta.

Nga 25 lojtarë që ishin para fundit të sezonit, 10 janë përshëndetur me klubin.

Largimet e sigurta deri më tani janë Ivanoviç, Aleksi, Plaku, Todorovski, Avdyli, Daja, Hyka, Akua, Daci dhe Peposhi.

Shumë emra, me blutë, që do të ndryshojnë patjetër lëkurën e tyre dhe të përgatiten më fort se kurrë për sezonin e tyre të ardhshëm.

Në kushte të tilla, blerjet nuk kanë si të mungojnë pasi duhen zëvendësuar ata që ikin.

Synimi është forcimi i ekipit në merkato, sepse largimet kanë ndikuar shumë.

Tashmë që janë qartësuar mirë se cilët lojtarë do të qëndrojnë, pritet të nisin edhe lëvizjet.

Kështu që mendohet që nga java e ardhshme, do të qartësohet plotësisht edhe situata me ata që do të afrohen dhe që do të jenë pjesë e projektit të Arapit.

Me çfarë filtron në Durrës ideja është ndërtimi i një ekipi pretendent.

Gjithsesi, koha nuk premton shumë, pasi kundërshtarët e kanë ruajtur më shumë grupin dhe kanë bërë disa afrime në merkato.

Duke parë që tregu vendës është thuajse i konsumuar, pritet që durrsakët të përqendrohen në tregun e jashtëm. Parimisht, duhej që ekipi të ishte kolauduar dhe një pjesë e afrimeve të ishin në fazën përgatitore, në dispozicion të Arapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat