Mbrojtësi rumun u frikësohet shqiptarëve

Futboll

Mbrojtësi rumun u frikësohet shqiptarëve

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:20
Mbrojtësi rumun u frikësohet shqiptarëve

Eliminimi nga Laçi në edicionin e kaluar ka mbetur si njollë në klubin rumun të Universitatea Kraiovës. Kjo konfirmohet edhe në deklaratat që lojtarët e kësaj skuadre japin para ndeshjes së parë kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Mbrojtësi Bogdan Vatajelu pret një ndeshje shumë të vështirë në Shkodër.

“Nuk mendoj se ka ekipe të lehta për momentin, prandaj them se ndaj Vllaznisë do të jetë një ndeshje e vështirë, siç e patëm edhe me Laçin në edicionin e kaluar.

Nuk besoj se do të ndikojë ai eliminim i vjetshëm.

Do të ketë presion nuk diskutohet, por jemi profesionistë dhe duhet ta kalojmë patjetër këtë tur”, ka thënë Vatajelu për mediat rumune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat