Ronaldo drejt rikthimit në Serie A

Futboll

Ronaldo drejt rikthimit në Serie A

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 14:14
Ronaldo drejt rikthimit në Serie A

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish në Itali!

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Napoli është skuadra që mund të rikthejë sërish në Serinë A, 5 herë fituesin e “Topit të Artë” pas aventurës që ka pasur me Juventusin.

Media italiane njofton se Bajerni i Mynihut është futur seriozisht në garë për sulmuesin e të kaltërve, Viktor Ozimhen dhe në rast largimi të nigerianit, napoletanët do të hidhen në sulm për Ronaldon për të bërë goditjen e bujshme në merkato.

37-vjeçari nuk ndihet i lumtur në Mançester dhe e ka shprehur prej kohësh që dëshiron të ndërrojë ambjent.

Në sezonin e kaluar me fanellën e “Djajve të Kuq”, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje, ku arriti të shënonte 18 gola dhe të dhuronte gjithashtu 3 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat