Cannavaro frenon entuziazmin

Futboll

Cannavaro frenon entuziazmin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:17
Cannavaro frenon entuziazmin

Blerja e Bremer nga ana e Juventus-it ka qenë padyshim një goditje e madhe në merkaton e verës së Serisë A. Pavarësisht cilësive të lojtarit, ka ardhur për të një mesazh nga dikush që e njeh shumë mirë rolin e qendërmbrojtësit dhe kampionatin italian.

Po flasim për  Fabio Cannavaro-n. Ish-kampioni i botës me Italinë dhe Topi i Artë 2006, ka folur për Corriere della Sera edhe në lidhje me transferimin e brazilianit te bardhezinjtë.

BREMER – “Sinqerisht kam menduar se do të shkonte tek Inter-i, por edhe në këtë rast ka fituar fuqia ekonomike e klubit që e ka marrë në fund.

“Bremer ka qenë mbrojtësi më i mirë i sezonit të kaluar, ka teknikë dhe fuqi. Megjithatë, të luash te Torino është ndryshe në krahasim me Juventus-in. Jam kurioz të shikoj nëse do të konfirmohet”, ka thënë Cannavaro.

MBROJTËS – Duke folur më pas për dy qendërmbrojtës të tjerë që janë larguar në këto ditë, Chiellini dhe Koulibaly: “Koulibaly? Mendoj se është humbja më e madhe e Serisë A në krahasim me dy të tjerët. Për vlerën e madhe teknike që ka dhe për eksperiencën e tij.

“Premier League është kampionati më tërehqës dhe m i strukturuar, e kuptoj ambicien e tij. Ai ka dëshirë të fitoj dhe aty mund ta bëjë. E meriton”.

Për Chiellini-n: “Ai ka shkuar në kampionatin më të qëndrueshëm në botë. E ka bërë në fundin e karrierës dhe ka të gjithë respektin tim për një zgjedhje të rëndësishme.

“I kuptoj edhe zgjedhjet e bëra nga Insigne, Bernardeschi dhe Criscito. Janë më të rinj, por për disa arsye nuk ishin të kënaqur në Itali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat