Ademi përgëzon futbollistët

Futboll

Ademi përgëzon futbollistët

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:20
Ademi përgëzon futbollistët

Drita ka arritur të rikthehet në shtëpi me një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Royal Antwerp në Ligën e Konferencës.

Dueli i parë në Belgjikë ka përfunduar me barazim pa gola, 0-0.

I pari i FFK-së, Agim Ademi ka përgëzuar futbollistët dhe stafin e trajnerëve të Dritës për një tjetër paraqitje mbresëlënëse në Evropë.

Ademi pret një që skuadra gjilanase të shkaktojë befasi dhe të kualifikohet tutje, e ndihmuar nga tifozët “Intelektualët” në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”.

Postimi i plotë nga Agim Ademi:

Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e FC Drita në Evropë 

Përgëzoj futbolllistët dhe stafin e trajnerëve për angazhim e lojë të disiplinuar taktikisht në ndeshjen e parë kundër skuadrës belge, Royal Antwerp në Ligën e Konferencës.

Prezantimi i tillë i denjë dëshmon rritjen e futbollit kosovar dhe është përvojë e mirë për suksese në të ardhmen.

Barazimi (0:0) na jep shpresa se në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Drita, e ndihmuar edhe nga tifozët ‘Intelektualët’, por edhe nga tërë dashamirët e futbollit të Kosovës, do të arrijë të shkaktojë befasi dhe ta sigurojë kualifikimin tutje.

Suksese!

#BashkëPërFutbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat