Ferizaj kryeqytet për motele por pa stadium të futbollit! Marre iu koftë

Futboll

Ferizaj kryeqytet për motele por pa stadium të futbollit! Marre iu koftë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 korrik 2022 Në ora: 19:40
Ferizaj

Po jetojmë në një kohë të pa kohë, në një kohë ku antivlera ka përparësi dhe vlera injorohet e përqeshet!

Po jetojmë në një kohë që sa më i fëlliqur je nga goja dhe më arrogant, e ke respektin deri në pikën e fundit, sa më i sinqertë dhe më i kulturuar që je, je një palaqo!

Po jetojmë në një kohë, që sa më shumë vjedh, gënjen, përgojon dhe je spiun i përkryer dhe i korruptuar, e ke vendin në krye të oxhakut dhe sa më i ndershëm që je, njeri i fjalës dhe i moralit, je një dështak apo një përjashtuar nga ata të pafytyrit!    

Po jetojmë në një kohë kur mirësjellja nënçmohet dhe vandalizmi e gjuha e turpit duartrokitet, jo nga të gjithë por nga disa të krisur dhe që mendojnë vetëm për të vjedhur e pasuruar xhepin e tyre!

Ferizaj mburret që është më i fuqishmi për nga ana financiare në Kosovë, pas Prishtinës por mjerisht e fatkeqësisht nuk ka stadium të futbollit! 

Ferizaj mburret që është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës, por nuk ka stadium të vetin!

Ferizaj me peticion po kërkon ndërtimin e stadiumin të ri! Po kërkojnë me peticion të bindin të pabindurit për stadium të ri!  A e kuptojnë se çdo stadium i ri i futbollit është vlerë e qytetit, vlerë kombëtare, aty ku rinia ka ku të shkojë, jo vetëm rinia por të gjitha shtresat pa dallim gjinie!

Jo vetëm stadium të futbollit, por çdo palestër sportive, çdo shteg i atletikës, çdo qendër skijimi, çdo shteg i çiklizmit që ndërtohet, është vlerë sportive e kombëtare!

Ferizaj, për çka njihet? Kryeqytet i moteleve, i ndërtesave, mos vallë edhe i seksit! Motele të shumta të ndërtuara përgjatë magjistraleve, në male dhe brendi qytetit, për aty po ka tokë me bollëk, nuk po ka tokë për stadium futbolli. Nuk po ka tokë për stadium të ri, që e rrit vlerën e një qytetit, që e rrit vlerën kombëtare, që e largon rininë nga pisllëqet, nga droga, nga alkooli, nga shfrenimi, që të mërkurave, të shtunave dhe të dielave, kur ka ndeshje futbolli, edhe me familje të shkojnë dhe të relaksohen në stadium!

Një Ferizaj për turp, pa stadium të futbollit! Edhe at stadiumin e shkret, të vjetrin që e patën, e shkatërruan dhe e lanë një kohë të kollosin kuajt e kushedi kush, një Zot e di tani çfarë po bëhet aty!

Ferizaj, një kryeqytet i moteleve dhe mos vallë edhe i seksit, nuk ka vend për stadium. Komuna e Ferizajt, asambleistët që i ka, deputetët që ka në qendër dhe të gjithë qytetarët, luftoni për një stadium të ri e me përmasa ndërkombëtare, një stadium që e kthen dinjitetin e qytetit tuaj, që e kthen krenarinë dhe ku kënaqen fëmijët tuaj.

Ferizaj pa stadium të futbollit nuk është krenari.

Ferizaj nuk mund të mburret me motele e ndërtesa! 

Ferizaj, mos e ndëshko rininë, mos e ndëshko qytetarin, mos e ndëshko sportistin, e meriton një stadium të ri dhe me një kapacitet të paktën për 10 mijë shikues. Ferizaj, mbroje kulturën tuaj, kërko vlera qytetare dhe kombëtare.

Marre iu koftë, 23 vite pas lufte nuk keni stadium! Palestra sportive që e keni, është ndërtuar në kohën e famëkeqit Tito, se edhe sot nuk do të kishit këtë palestër.

Këndelluni, ngrihuni në këmbë dhe qoftë nevoja vdisni për vlerë qytetare dhe kombëtare! E gjithë bota ruan vlerat, edhe para 300 viteve, ndërsa ju Ferizaj lere që nuk keni ruajtur vlerat, mjerisht e fatkeqësisht jeni shndërruar në një kryeqytet të moteleve!  

Komunë e Ferizajt, Agim Aliu, si kryetar, është koha t’i kapesh për veshi të gjithë ata asambleistë që i ke, bashkë me qytetarë,

Ferizaj, është koha të këndellesh, të ngritesh në këmbë, qoftë nevoja edhe me demonstrata më të ashpra të mundshme! Ferizaj meriton stadium e vlera, Ferizaj nuk meriton përbuzje.

Ata që e dojnë Ferizajn me u pasuru e me vjedh, sa më larg, ata që e dojnë Ferizajn, të jetë një model qyteti, sakrifikoni, punoni  ndërtoni dhe kthejeni dinjitetin. Lëreni pallavrat nëpër kafiteri dhe shitje mëndësh, hiqeni qafesh servilët, veproni në realitet!
Marre iu koftë, nuk keni një stadium të futbollit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat