Pogba dhe Di Maria debutojnë me fitore

Futboll

Pogba dhe Di Maria debutojnë me fitore

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:02
Pogba dhe Di Maria debutojnë me fitore

 

Juventusi ka arritur të fitojë miqësoren e parë sezonale me shifrat 2-0 ndaj meksikanëve të Guadalaharës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për “Zonjën e Vjetër” shënuan Da Graca në minutën e 10′ falë një goditje këndi të krosuar nga blerja e merkatos së verës, Angel Di Maria dhe në minutën e 80′ me Kompanjo, i cili pas një kundërsulmi, dribloi mbrojtësin e meksikanëve në zonë dhe goditi mjaft bukur duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Në këtë takim kanë pasur impakt të mirë edhe dy blerjet e bujshme në këtë sesion të merkatos verore, Pol Pogba dhe Angel Di Maria.

Bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera në prag të startit të sezonit të ri futbollistik, ku do të përballen më 27 korrik ndaj Barcelonës dhe ndaj Realit të Madridit më 31 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat