Ish-arbitri italian merr detyrën e re te “Zonja e Vjetër”

Futboll

Ish-arbitri italian merr detyrën e re te “Zonja e Vjetër”

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:07
Ish-arbitri italian merr detyrën e re te “Zonja e Vjetër”

Tashmë është zyrtare, Juventusi ka zgjeruar stafin teknik të Masimiliano Alegrit.

Te bardhezinjtë kanë mbërritur, Xhovani Andreini dhe ish-arbitri anësor Luka Maxhani.

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Juventusit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen dy prurjeve të reja në stafin teknik të Alegrit.

54-vjeçari, Maxhani ka qenë një arbitër anësor i FIFA-s, teksa së fundmi ka mbuluar edhe rolin e drejtuesit te klubi i Specias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat