Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu

Futboll

Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:23
Lewandowski: Ndjehem sikur kam qenë këtu

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Katalonasit triumfuan minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, në ndeshjen që filloi në orën pesë të mëngjesit me kohën tonë lokale.

Goli i fitores erdhi në minutën e 27-të kur Raphinha shënoi një super gol nga distanca.

Pas ndeshjes, Robert Lewandowski, që debutoi tha se ndihet shumë i lumtur dhe i duket sikur ka qenë me ekipin me muaj të tërë

“Edhe pse ishte miqësore, klasikja është klasike dhe është gjithmonë e ndryshme dhe e veçantë, dhe ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe intensitetin që kemi treguar.

Ne presim me padurim ndeshjen e radhës, stërvitjen e radhës, sepse mendojmë se diçka e mirë nuk ka ardhur ende. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. 

Nuk më duket sikur kam qenë me ekipin për ditë të tëra, më duket sikur kam qenë me ekipin për muaj të tërë. Ndihem shumë i mbështetur nga shokët e skuadrës dhe stafi”, ishin fjalët e sulmuesit polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat