Mbrojtësi i kombëtares në radarët e Fiorentinës

Futboll

Mbrojtësi i kombëtares në radarët e Fiorentinës

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:27
Mbrojtësi i kombëtares në radarët e Fiorentinës

Fiorentina mendon seriozisht për transferimin e mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Marash Kumbulla shikohet se skuadra vjollcë si zëvendësuesi ideal i Nikola Milenkovic, i cili me shumë gjasa do të largohet drejt Interit.

Mbrojtësi shqiptar është në kontratë me Romën, por nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira nën urdhrat e Mourinhos. Kumbulla po shqyrton mundësinë për t’u larguar, ndërsa Fiorentina nuk është i vetmi klub i interesuar.

Së bashku me ekipin e Italianos, shërbimet e Marash Kumbullës po i kërkon me ngul edhe ish-tekniku i tij Ivan Juric.

Ky i fundit është në krye të stolit të Torinos dhe një nga objektivat për të zëvendësuar Gleison Bremer është Marash Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat