Klubi spanjoll nis bisedimet me Juventusin për transferimin e Arthurit

Futboll

Klubi spanjoll nis bisedimet me Juventusin për transferimin e Arthurit

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 23:25
Arthur

Valencia ka nisur bisedimet me Juventusin për transferimin e Arthur Melos.

Lojtari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Allegri, teksa ai as nuk udhëtoi me skuadrën për turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsenali shihej si opsioni i vetëm për Arthurin, pasi klubi londinez e kishte kërkuar atë edhe në afatin e janarit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Ginaluca Di Marzio, tani për ish-mesfushorin e Barcelonës në garë është edhe Valencia, që ka nisur edhe bisedimet për transferimin e tij. Sipas gazetarit italian, klubi spanjoll ka bërë përparim në këto bisedime.

Valencia thuhet se mund të përfshijë edhe lojtarë në marrëveshje të mundshme shkëmbimi, të cilët janë në interes të Juventusit.

Jose Gaya dhe Carlos Soler janë emrat e futbollistëve që mund të përfshihen në marrëveshje, pasi të dyve u skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Nuk përjashtohet mundësia që 25-vjeçari te huazohet për një sezon te “Lakuriqët”, por me kusht që klubi nga La Liga të paguajë pjesën më të madhe të pagës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat