Szczesny vlerëson Gleison Bremer

Futboll

Szczesny vlerëson Gleison Bremer

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:48
Gleison Bremer

“Fizikisht është mbresëlënës, është një kafshë, një bishë”. Drejtpërsëdrejti nga Shtetet e Bashkuara, portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, vlerëson Gleison Bremer, ardhjen e fundit te bardhezinjtë.

“Pastaj ai është një djalë shumë i qetë, duket jo shumë brazilian, – siguron polaku. – Kur bashkëkombasit e tij këndojnë, ai qëndron atje dhe është shumë i qetë. Por fizikisht është një lojtar i mirë. Shpejtësia, fuqia që ka janë vërtet mbresëlënëse”.

Portieri i “Zonjës së Vjetër” më pas u fokusua te Juventusi që po shfaqet: “Jemi një skuadër ndryshe, sepse kanë ardhur dy kampionë me cilësi dhe përvojë të madhe”.

Objektivi, pra, mund të jetë vetëm një: “Pas bilancit jo shumë të mirë të sezonit të kaluar, është detyra jonë të synojmë të fitojmë titullin e Serie A”.

Në margjinat e seancës së fundit stërvitore me ekipin, polaku tregon përgatitjen që po bën Juventusi në SHBA: “Në dy-tri vitet e fundit më ka munguar kjo përvojë. Po argëtohemi shumë, edhe pse po punojmë fort në fushë. Tani do të përballemi me Barcelonën. Do të jetë një ndeshje miqësore, por të luash kundër një prej skuadrave më të forta në botë është gjithmonë e mrekullueshme”.

Pogba dhe Di Maria iu bashkuan ekipit këtë verë: “Të rinjtë që janë me ne në turne mund të mësojnë shumë nga dy lojtarë si ata, të cilët përveç përvojës kanë sjellë edhe klasin e tyre të jashtëzakonshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat