Verstappen skeptik para Çmimit të Madh të Hungarisë

Futboll

Verstappen skeptik para Çmimit të Madh të Hungarisë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 22:21
Verstappen

Pas suksesit në Francë, Max Verstappen do të kërkojë triumfin e dytë radhazi në Çmimin e Madh të Hungarisë.

Megjithatë, holandezi e pranon se pista e Hungaroring nuk i shkon për shtat Red Bull-it, ndërsa shton se mezi pret pushimet e verës në mënyrë që edhe skuadra të ketë më pas kohën e duhur për të përmirësuar edhe më shumë makinën.

“Hungari është një event special dhe mua më pëlqen të garoj në pistën e Hungaroring sepse më ngjan pak si në go-kart. Sektori i dytë i pistës është shumë Teknik dhe mua më pëlqen diçka e tillë, por jam kurioz të shoh edhe si do të ndikoj moti në fundjavën tonë. Është pak e vështirë për të parashikuar performancën.

Kjo e Hungaroring nuk është një ndër pistat që na favorizon, por sigurisht unë dua një rezultat të mirë dhe do të provojmë gjithçka që të fitojmë si një skuadër. Mezi por pres edhe pushimet e verës dhe shpresoj të kemi kohën e mjaftueshme që makina të rikuperohet dhe të përmirësohet për pjesën e dytë të sezonit”, u shpreh Verstappen.

Kujtojmë se pas Çmimit të Madh të Hungarisë, Formula 1 do të ndërpritet për t’u rikthyer vetëm në fundin e muajit gusht teksa aktualisht kampionati udhëhiqet nga Kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen me një diferencë prej 63 pikësh nga Charles Leclerc i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat