Thomas Strakosha i ka dhënë fund pritjes.
Portieri shqiptar ka debutuar me fanellën e Brentfordit dhe këtë e ka bërë kundër një ekipi si Arsenali.
Gardiani i Kombëtares kuqezi ka luajtur për 62 minuta në ndeshjen që nuk e pa askush, teksa u zhvillua pas dyerve të mbyllura. Miqësorja ka përfunduar me rezultati 2-1 për Brentfordin.
“Bletët” shënuan të parat me anë të Mbeumos, ndërsa Arsenali barazoi shifrat me anë të Nketiah-së, i cili mposhti Strakoshën ms goditjen e tij. Por Brentfordi kundërpërgjigjet me anë të Trevitt-it.