AS zbulon kushtin që duhet plotësuar për shqiptarin

Futboll

AS zbulon kushtin që duhet plotësuar për shqiptarin

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:42
Broja

Reali i Madridit është i interesuar për një lojtar shqiptar. Iberikja AS shkruan se në fokusin e kampionëve të Spanjës dhe Europës ka përfunduar Armando Broja, i cili akoma e ka të paqartë të ardhmen me Chelsea.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte shumë afër West Ham, por “Çekiçët” nuk arritën një marrëveshje me Chelsea dhe investuan rreth 42 milionë euro për sulmuesin italian Gianluca Scamacca.

Reali do të blejë një sulmues nëse largohen emra si Dani Ceballos, Marco Asensio apo Borja Mayoral. 20-vjeçari shqiptar është një nga objektivat e klubit të famshëm spanjoll.

Te Reali vlerësojnë shumë talentin dhe progresin e Brojës në vitet e fundit. Për momentin nuk ka kontakte mes palëve. Drejtuesit e Realit janë fokusuar te merkato në dalje, dhe më pas mund të nisin ofensivën për afrimin e lojtarit të talentuar të kombëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat