KF Arsimi përforcohet me lojtarë të Renovës

Futboll

KF Arsimi përforcohet me lojtarë të Renovës

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:42
KF Arsimi

KF Arsimi përforcohet me lojtarë të Renovës!

Anëtari i ri i Ligës së dytë, KF Arsimi vazhdon të përforcohet për sezonin  e ri.

Çegranasit dje kanë arritur të siguroj shërbimet e Burim Sadikit dhe Vullnet Islamit, të dy nga KF Renova. Burim Sadiki ka qenë dhe kapiten aktual i klubit, ndërsa Vullnet Islami portier.

Open-TV mëson se KF Arsimi është në rrugë të mbarë të sigurojë edhe shërbimet e disa lojtarëve të tjerë që vijnë nga Liga e parë dhe e dytë.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për sezonin e ri në Ligën e dytë, ku KF Arsimi ndeshjen e parë (13 gusht) do ta luaj si vendës kundër Vardarit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat