Roma me objektiva të qarta këtë sezon

Futboll

Roma me objektiva të qarta këtë sezon

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:47
Abraham

Zhoze Murinjo po ndërton një skuadër pretendente për trofe të rëndësishëm te Roma, pas fitimit të Ligës së Konferencës në finalen e madhe të Tiranës në sezonin që lamë pas. Mentalitetin e fituesit, portugezi duket ser e ka futur dhe te lojtarët e tij, të cilët tashmë janë të uritur për më shumë dhe kërkojnë titullin kampion në Itali.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ylli i verdhekuqve, Tami Abraham, është shprehur se është i gatshëm të luftojë për të arritur objektivin titull.

“Nëse do t’iu thoja se nuk kemi synim ta fitojmë, do t’iu gënjeja. Unë e dua, skuadra e do dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë për ta arritur”, u shpreh fillimisht anglezi.

Më pas 24-vjeçari foli dhe për rikthimin e mundshëm te Çelsi, me klauzolën që e bën të mundur këtë gjë.

“Ditën e parë që arrita te Roma u ndjeva si në shtëpi. Nuk e kam me nxitim kthimin në Premier Ligë sepse mund të vazhdoj të luaj këtu për shumë kohë. Më besoni që nuk po mendoj për të ardhmen, por vetëm për të tashmen”, përfundoi Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat