Europa gëzoi klubin e Vllaznisë

Futboll

Europa gëzoi klubin e Vllaznisë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:23
Vllaznia

Vllaznia del nga Europa me një bonus jo të vogël, pikërisht 450 mijë euro, që UEFA i jep vetëm për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndryshim nga ekipet e tjera shqiptare, Vllaznia e nisi përfaqësimin në turin e dytë dhe jo nga raundi i parë, pasi ishte fituese e Kupës së Shqipërisë në edicionin e fundit, kur mundi Laçin në finale dhe arriti të siguronte këto para, shumë të vlefshme për mbarëvajtjen e sezonit të ri.

Klubi ngroh xhepat, por lojtarëve u ikën një shans i mirë për të marrë një dorë parash.

Presidenti Xhaferi u kishte premtuar 70 milionë lekë të vjetra premio nëse kualifikoheshin, por tashmë kjo mundësi ka rënë poshtë dhe duhet të mjaftohen me rrogat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat