Kjo është arsyeja që anuluan golin e Xherdan Shaqirit  

Futboll

Kjo është arsyeja që anuluan golin e Xherdan Shaqirit  

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2022 Në ora: 01:07
Xherdan Shaqiri

Chicago Fire nuk arriti më shumë se një barazim në duel me Atlanta Utd, duke luajtur pa gola (0:0).

Një ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, ndërsa mysafirët arritën qëllimin, kthehen me një pikë të madhe në ndeshjen e vlefshme të kampionatit amerikan, në Konferencën e Lindjes.

Futbollisti Shaqiri u paraqit standard, duke treguar angazhim të pashoq në fushën e lojës.

Shaqa me një veprim të bukur, ka shënuar në minutën e 54-të por anulohet goli i tij për pozitë jashtë loje.

Gjyqtari Timothy Ford ka shikuar sistemin VAR dhe e ka anuluar golin e Shaqirit.

Shaqiri është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 63-të.

Chicago Fires renditet në vend të 8-të me 27 pikë (7 fitore, 6 barazime e 10 humbje) dhe Atlanta është në të 12-tin me 25 pikë (6 fitore, 7 barazime e 9 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat