Lewandowski: Nuk dua të më krahasojnë me Benzeman

Futboll

Lewandowski: Nuk dua të më krahasojnë me Benzeman

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:06
Lewandowski

Gjatë intervistës së dhënë për ESPN, Robert Lewandowski, blera e re e Barcelona-s, ka folur edhe për sfidën e ardhshme brenda sfidës me sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.

Megjithatë, polaku nuk do të asnjë krahasim me francezin dhe e ka shpjeguar arsyen: “Benzema është një lojtar i jashtëzakonshëm, e ka treguar sezonin e kaluar në Champions League, ajo që ka bërë gjatë ndeshjeve kundër PSG, Chelsea ose Manchester City.

Ka 10 ose 12 vite në La Liga. E njeh shumë mirë këtë kampionat. E përsëris, në Champions ka treguar se është një nga lojtarët më të mirë dhe mendoj se është e bukur të shikosh kaq shumë sulmues të mirë në La Liga”, ka thënë Lewa.

“Sigurisht do të jetë më shumë interesante për tifozët të shikojnë duelin mes meje dhe tij, por nuk do të doja të krahasohesha me të,  sepse për mua do të jetë diçka e re dhe është normale që të jetë kështu.

“Ai është në La Liga prej shumë vitesh dhe edhe vitin e kaluar ka treguar sa i aftë është. Për mua do të jetë më e rëndësishme ajo që do të bëjmë si skuadër. Do të luajmë gjithsesi për të fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat