Tifozët tallen me Emeryn

Futboll

Tifozët tallen me Emeryn

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:42
Tifozët tallen me Emeryn

Episod interesant mes trajnerit të Villarreal-it, Unai Emery, dhe disa tifozëve. Trajneri, në përfundim të miqësores të luajtur në tokën angleze kundër Southampton, është ndalur për të bërë disa fotografi me tifozët.

Mes tyre, me sa duket, ka qenë edhe ndonjë tifoz i Arsenal-it, ish-klub i trajnerit spanjoll. Prej këtu ka ardhur një shkëmbim që është bërë viral në internet.

Protagonistë kanë qenë  dy tifozë angleze që i kanë kërkuar trajnerit të Nëndetëses së Verdhë nëse mund të thoshte ‘Good evening’, një frazë që trajneri e përdorte shpesh gjatë intervistave të tij në fillim dhe në fund.

Para se Emery të mund të përgjigjej, një tjetër tifoz ka thënë, nuk kuptohet nëse në me ironi apo jo, se “i pëlqente puna e tij te Arsenal-i”.

Një frazë që spanjolli duket se e ka marrë si një tallje dhe për këtë arsye është përgjigjur me gishtin e mesit dhe një shprehje të pakënaqur në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat