Ish-drejtori sportiv zbulon bisedat e Bayernit

Futboll

Ish-drejtori sportiv zbulon bisedat e Bayernit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 16:32
Mbappe

Ish-drejtori sportiv i Bajernit në periudhën 2013-2017, Mikael Reshke, ka treguar se bavarezët kanë tentuar të afrojnë në skuadër sulmuesin e kombëtares franceze, Kilië Mbape, kur ky i fundit luante për Monakon.

Këtë gjë Reshke e ka konfirmuar për “Bajern Insider”, ku ka deklaruar:

“Ne patëm bisedime fillestare, por më pas nuk u thelluam. Ai ishte ende shumë i ri atëherë, ai ishte ende me Monakon”.

Sipas Reshkes, gjërat kurrë nuk u bënë serioze mes Bajernit dhe lojtarit: “Këto ishin kontaktet e para që kishim në atë kohë – por nuk kishte asnjë shans”. Mbape u transferua nga Monakoja te Paris SG-ja në verën e vitit 2018 për 180 milionë euro./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat