Evertoni kërkon të rikthejë afrikanin

Futboll

Evertoni kërkon të rikthejë afrikanin

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 12:09
Evertoni kërkon të rikthejë afrikanin

30 milionë euro përfitoi klubi i Evertonit tre vite më parë prej shitjes së Idrissa Gueye. Frank Lampard ka nevojë për përforcime për të bërë më mirë se sezonin e kaluar dhe u ka kërkuar drejtuesve t’i sjellin mesfushori senegalez në ekip.

Drejtuesit e Evertonit kanë nisur bisedimet me homologët francezë. PSG ka nevojë për para dhe nuk pranon huazimin e 32-vjeçarit.

Negociatat po zhvillohen për shitjen e plotë të Gueye për një shumë sigurisht disa herë më të vogël se ajo për të cilin u shit në vitin 2019.

Gjatë tre sezoneve në kryeqytetin francez, lojtari afrikan ka fituar gjashtë trofe dhe ka shënuar shtatë gola. Akordi mes palëve është afër, edhe pse nuk zbulohen shifrat e rikthimit të Gueye në Premier League.

Evertoni siguroi qëndrimin në Premier League sezonin e kaluar në javët e fundit. Lampard nuk do të përsëritet një gjë e tillë dhe Gueye e cilëson si përforcimin perfekt për mesin e fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat