Kur zhvillohet derbi i madh në Kosovë?

Futboll

Kur zhvillohet derbi i madh në Kosovë?

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 16:07
Kur zhvillohet derbi i madh në Kosovë?

Komisioni i Garave e ka përpiluar orarin e plotë të ndeshjeve të BKT Superligës për fazën e parë.

Edicioni i ri i garave nis më 13 gusht, me tri ndeshje, teksa dy ndeshje tjera zhvillohen më 14 gusht.

Derbi i madh Drita – Gjilani do të zhvillohet në xhiron e shtatë.

Bardhekaltrit luajnë në cilësinë e vendasit, ndërsa derbi do të zhvillohet të mërkurën, më 14 shtator, duke filluar nga ora 15:00.

Një orar ky jo aq i kënaqshëm për tifozët “Intelektualët” dhe “Skifterat”, megjithatë si gjithmonë pritet t’i mbushin shkallët e stadiumit.

Kujtojmë se derbi lokal do të zhvillohet katë herë edhe gjatë edicionit 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat