Tregon pa dashje të palarat në klub

Futboll

Tregon pa dashje të palarat në klub

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:33
Puixh

Riki Puixh është pranë largimit si i padëshiruar nga Barcelona, pasi talenti i madh katalanas duket se nuk është në lartësinë e klubit, tashmë edhe me vulën e Çavit. Por para se të largohet drejt SHBA, ku do të firmosë me Los Anxheles Galaksi,

Puixh pa dashje ka nxjerrë disa nga të palarat në klub apo rreth tij.

Në podkastin “Dongcast” është publikuar një audio e futbollistit të Barcelonës, teksa fliste me shokët e tij në autoshkollë. Aty, emri i parë që përmend është i një prej lojtarëve që i ka zënë vendin te Barcelona, Ferran Torres. “Guardiola nuk e dëshironte Ferran Torres, vitin e kaluar luajti vetëm 12 ndeshje”, shpjegoi ai për bashkëbiseduesit rreth sulmuesit që u ble sezonin e kaluar nga katalanasit.

Ai zbuloi gjithashtu se kishte pasur oferta nga Çelsi dhe nga Milani, por kishte vendosur që të qëndronte te Barcelona “sepse jam e mirë aty, ekipe të tilla të paguajnë dyfishin, por në fund të fundit mbetesh i vetëm”, shpjegonte ai.

Ndërkohë, në audio dëgjohet edhe duke folur për largimin e Mesit nga Barça. Një largim dhe vuajtje të “Pleshtit” që ai e mirëkuptonte. “Në fund të fundit, ishte në këtë klub që kur ishte 14 vjeç”, theksoi Puixh në fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat