Liverpool e pëlqen algjerianin

Futboll

Liverpool e pëlqen algjerianin

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:43
Klopp

Një mbrojtës dhe një mesfushor.

Këto janë prioritetet e merkatos së  Milan, që pa Renato Sanches, tashmë lojtari i ri i Paris Saint-Germain, të zbehet. Më pak se dy javë para fillimit të sezonit, kuqezinjtë janë ende në kërkim të përforcimeve dhe duhet të merren edhe me interesimin e Liverpool-it për një lojtar Stefano Pioli.

Mes kuqezinjve, në fakt, Jurgen Klopp ka identifikuar një përforcim të mundshëm për ‘Reds’ e tij. Për këtë flet ‘sportmediaset.it’, e cila shkruan sesi trajneri gjerman e ka përfshirë Bennacerin mes objektivave të mundshëm.

Liverpool e pëlqen algjerianin, por të jesh në gjendje ta largosh atë nga kuqezinjtë do të jetë e komplikuar. Jurgen Klopp e ka vënë syrin te Bennacer, mesfushori algjerian i Milanit.

Klubi kuqezi, megjithatë, e konsideron atë të pa transferueshëm edhe sepse Pioli është ende në pritje të një përforcimi të mëtejshëm në median. Një aferë e komplikuar për AC Milan edhe nëse ka një klauzolë prej 50 milionë euro në kontratën e ish-lojtarit te Empolit.

Për momentin duket e komplikuar që Maldini mund t’i japë dritën jeshile një shitjeje në një departament që tashmë ka humbur një element qendror si Kessie këtë verë. Kjo do te bente qe Pioli te xhindosej jo pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat