Bajrami shënon gol në miqësore me Benfica-n

Futboll

Bajrami shënon gol në miqësore me Benfica-n

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 18:47
Bajrami

Adrian Bajrami po vazhdon gjithmonë e më tepër me hapa të sigurt drejt ekipit të parë.

Mbrojtësi shqiptar është pjesë e Benfikës B, teksa pret një ftesë nga trajneri mes lojtarëve më të mirë të grumbulluar në gjigandët portugez.

Pak ditë më parë ekipi i dytë i Benfikës ka zhvilluar një miqësore kundër Oliverirense.

Kjo përballje u mbyll me shifrat 0-3, ndërsa goli i tretë i takimit do të shënohej nga ana e Adrian Bajramit, që debutoi me Shqipërinë e Rejës në miqësoren e fundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat