Navas nuk është më në planet e PSG-së

Futboll

Navas nuk është më në planet e PSG-së

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 11:15
Navas

Kejlor Navas nuk është më në planet e PSG-së, me drejtuesit që i kanë treguar derën portierit nga Kosta Rika, pasi kanë zgjedhur që për sezonin e ardhshëm t’i besojnë vetëm Donarumës.

Prej kohësh ai është duke kërkuar një skuadër për sezonin e ri dhe duket se destinacioni i mundshëm pritet të jetë Napoli.

Klubi italian është në kërkim të një portieri pas largimit të Ospinës. Kontaktet kanë qenë me Kepën e Çelsit, por duket se negociatat me “Blutë” nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin.

Kështu Napoli ka dërguar ofertën e parë për 35-vjeçarin, duke kërkuar huazimin për dy vite. Siç bëjnë me dije mediat italiane, PSG pritet ta pranojë këtë ofertë për Navasin dhe është gati të negociojë për më shumë detaje me Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat