Gjilani zhvillon sot miqësoren e radhës

Futboll

Gjilani zhvillon sot miqësoren e radhës

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:25
Gjilani

Skuadrat kosovare janë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri 2022/23. 

SC Gjilani ka aranzhuar miqësoren e radhës, të cilën e luan sot (e shtunë) ndaj Phoenixit, shkruan Gazeta Olle.

Kuqebardhët luajnë ndaj skuadrës nga Liga e Parë në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 17:30.

Skuadra e Zekirija Ramadanit para tre ditësh zhvilloi miqësoren e fundit, ku mposhti Drenasin me golin e vetëm të Albert Dabiqajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat