Real Madridi shfaq interesim për talentin e Leverkusen

Futboll

Real Madridi shfaq interesim për talentin e Leverkusen

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 09:29
Iker Bravo

Real Madridi ka shfaqur interesim për transferimin e talentit të Bayer Leverkusen, Iker Bravo.

Pas largimit të Borja Mayoral dhe largimit të mundshëm të Mariano Diaz, Reali janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Në mesin e lojtarëve që ‘Mbretërit’ kanë shfaqur interesim sipas ‘Marca’ është edhe talenti i ekipit gjerman, Iker Bravo.

Në garë për spanjollin Reali do të përballet me rivalin e qytetit, Atletico Madridin.

Mbetet të shihet se cili do ta fitojë garë për 17 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat