Rooney as që ka dyshime për Erling Haaland

Futboll

Rooney as që ka dyshime për Erling Haaland

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:10
Erling Haaland

Rooney: U kënaqën kot në Superkupë, Haaland do shënojë pafund me Cityn

Wayne Rooney as që ka dyshime për Erling Haaland. Ish-sulmuesi i Manchester United, tani trajner, shprehet se norvegjezi do të bëjë namin në gola në Premier League.

“Kundërshtarët u kënaqën duke parë që Haaland dështoi të shënonte në finalen e Superkupës.

Unë e pashë ndryshe, ai do të shënojë shumë në Angli dhe do të bëjë diferencën në garën për titullin kampion.

Mendoj se Haaland është i aftë të shënojë një gol për ndeshje dhe të fitojë “Këpucën e Artë” të këtij sezoni”, është shprehur Wayne Rooney, tani trajneri i DC United në MLS..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat