Ronaldo vetëm 37 minuta, Manchester Utd e fillon keq

Futboll

Ronaldo vetëm 37 minuta, Manchester Utd e fillon keq

Nga: K. G. Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:52
Ilustrim nga "Daily mail"

Manchester Utd starton me humbje në hapje të edicionit të ri të Premier League në futboll.

Brigtohn shkakton senzacion, triumfon me rezultat 2:1 në konak të Manchester Utd. 

Një humbje në start për dhimbje koke për trajnerin Erik ten Hag! 

Image

Cristiano Ronaldo u aktivizua në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 53-të dhe u paraqit vetëm 37 minuta por pa sukses për të përmbysur rezultatin e rivalit.

Futbollisti gjerman, Pascal Gross, është fatal për Manchester Utd. Ai realizoi dy gola të shpejt brenda 10 minutave, në minutën e 30-të dhe të 39-tën, 0:2 për Brigton-in.

Në minutën e 68-të, Alexis Mac Allister realizon autogol për 1:2. 

“Djajtë e kuq” dominuan takimin por kjo nuk mjaftoi për rezultat pozitiv.

Në javën e dytë Manchester Utd luan në konak të Brentford-it dhe Brighton e pret Newcastlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat