Barcelona shpërtheu me katër gola

Futboll

Barcelona shpërtheu me katër gola

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:06
Barcelona shpërtheu me katër gola

Barcelona shpërtheu me katër gola brenda 18 minutave lojë në përballjen me skuadrën meksikane Pumas, për trofeun Gamper. Sulmi katalan u shfaq i papërmbajtshëm dhe dukej qartë se kishte një “shkrirje” mes prurjeve të reja dhe grupit ekzistues.

E hapi serinë e golave Robert Lewandowski që në minutën e tretë, më pas shënuan me radhë Pedri, Dembele dhe sërish Pedri.

Goli i katër ishte fantastik, pas një prekjeje magjike të Lewandowskit, që nxori të lirë talenti e Barcelonës.

Më fillimin e pjesë së dytë Barcelona gjeti edhe golin e pestë me Aubameyang dhe të fundit me Frenkie de Jong, lojtarin i cili përflitet për t’u larguar nga ekipi “blaugrana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat