Pirlo debuton me humbje në Turqi

Futboll

Pirlo debuton me humbje në Turqi

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 23:24
Pirlo

Debutim i hidhur i Andrea Pirlos si trajner në kampionatin turk.

Më shumë se një vit nga shkarkimi si trajner i “Zonjës së Vjetër”, 43-vjeçari mori drejtimin e Karagumruk, por në takimin e parë të kampionatit skuadra e italianit u mposht 2-4 në shtëpi nga  Alanyaspori, që drejtohet nga një tjetër italian, Francesco Farioli.

Miqtë shënuan që në minutën e 19-të me Eduardon e tetë minuta më vonë dyfishoi rezultatin Bekiroglu.

Në skuadrën e dytë, skuadra e Pirlos ngriti kokë, duke ngushtuar diferencën me Fabio Borinin, por goli i ish-sulmuesit të Romës u zhvlerësua nga Eduardo që realizoi golin e 3-1.

Ngushton sërish diferencën Karagumruk me Biraschin, por shpresat për rezultat pozitiv të skuadrës së Pirlos i shoi Yardimci me golin e 2-4. Pirlo zhgënjen në debutim në tokën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat