Këmbëngul për një përforcim në mesfushë!

Futboll

Këmbëngul për një përforcim në mesfushë!

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:56
Për një përforcim në mesfushë!

Këmbëngul për një përforcim në mesfushë!

Mançester Junajtid dhe tekniku i tyre Erik Ten Hag po kërkojnë me ngul transferimin e një tjetër mesfushori gjatë kësaj merkatoje pas vështirësive për të arritur te Frenki De Jong i Barcelonës.

Emri i radhës në listën e drejtuesve të klubit është ai i mesfushorit të Lacios, Sergei Milinkoviç-Saviç.

Sipas raportimeve nga “The Telegraph”, anglezët janë rikthyer fuqishëm në garën për transferimin e serbit dhe kanë përgatitur një ofertë rreth 60 milionë euro për të bindur Lacion ta lërë të lirë.

Klubi kryeqytetas është i vendosur për të mos pranuar më pak se 75 milionë euro për mesfushorin, por dëshira e lojtarit për një transferim në Angli mund të jetë deçizive për konkretizimin e këtij operacioni në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat