Vllaznia has në vështirësi

Futboll

Vllaznia has në vështirësi

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:35
Vllaznia has në vështirësi

Mirel Josa preferon që goditja e fundit në merkato të jetë në repartin sulmues, por jo një lojtar i huaj. Në konferencën për shtyp që trajneri mbajti para se skuadra të zhvendosej në Pogradec, specifikoi se do të preferonte më shumë një futbollist që njeh kampionatin, pra të jetë vendës ose nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.

Edhe lojtarët nga këto vende cilësohen si vendës në kampionatin shqiptar, por mbi të gjitha në ndryshim nga të futbollistë të vendeve të tjera, e kanë më të lehtë përshtatjen.

Mirëpo, nga burime në klubin kuqeblu, mësohet se drejtuesit po hasin në një vështirësi të madhe për të gjetur një sulmues me karakteristikat që ka kërkuar trajneri.

Në këtë moment tregu është bërë problematik, pasi sulmuesit cilësorë kanë zënë vend prej kohësh në ekipe dhe deri më 31 gushti, kur dhe merkatoja mbyllet, shkodranët shpresojnë të godasin në shenjë me një lojtar në ofensivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat