CAF kërkon hetimin e De Laurentiis të Napolit

Futboll

CAF kërkon hetimin e De Laurentiis të Napolit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:21
De Laurentiis

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) kërkon një hetim ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për komentet e tij rreth lojtarëve afrikanë.

Organi drejtues i bëri një thirrje UEFA-s që të marrë masat përkatëse ndaj presidentit për komentet e tij. De Laurentiis ka bërë që organi drejtues i Afrikës të nervozohet pasi ai tha që nuk do të transferojë lojtarë afrikanë nëse nuk heqin dorë nga Kupa e Kombeve të Afrikës.

“U thashë, djem, mos më flisni më për afrikanët! I dua ata, por ose ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ose përndryshe mes atij turneu, kualifikimeve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion! Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët”, ka thënë pronari i Napolit.

Deklarata e CAF në përgjigje të komenteve të presidentit të Napolit thoshte: “CAF është tmerruar nga vërejtjet e papërgjegjshme dhe të papranueshme të bëra nga Presidenti i Napolit, z. Aurelio De Laurentiis për lojtarët afrikanë dhe Kupën e Kombeve të Afrikës.

Duke deklaruar publikisht se lojtarët që nënshkruajnë për Napolin duhet të nënshkruajnë një heqje dorë duke denoncuar pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve të Afrikës si kusht punësimi, komentet e De Laurentiis ka të ngjarë të bien nën nenin 14 të Rregullores Disiplinor të UEFA-s. Prandaj CAF kërkon UEFA të nisë një hetim disiplinor ndaj tij”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat