Rinis negociatat me Chelsean për Ziyech

Futboll

Rinis negociatat me Chelsean për Ziyech

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:24
Rinis negociatat me Chelsean për Ziyech

Klubi italian, AC Milan insiston që të transferojë futbollistin e Chelseat, Ziyech.

Sipas mediave italiane, kampionët e Italisë, kanë rinisur kontaktet e reja me ‘Blutë’ e Londrës për huazimin e Ziyech.

Ziyech mund të largohet gjatë kësaj verë nga ‘Stamford Bridge’ pasi ai duket se ka humbur besimin e trajnerit Thomas Tuchel.

“Milan; ka patur kontakte te reja me Chelsea për huazimin e Ziyech”, shkruajnë mediat italiane.

Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera, por ‘Rossonerët’ thuhet se janë më afër huazimit të Ziyech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat