I bën klubit propozimin e pabesueshëm

Futboll

I bën klubit propozimin e pabesueshëm

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:13
I bën klubit propozimin e pabesueshëm

Në orët e kaluara ka qarkulluar në Spanjë lajmi i shkurtimit të mundshëm të rrogave të disa lojtarëve simbol të Barcelona-s me qëllimin për të ndihmuar klubin që të regjistrojë blerjet e reja.

Mes këtyre, është folur për Gerard Pique, i cili, ashtu si një vit më parë, duket se është gati të bëjë një sakrificë tjetër për të mirën e skuadrës së zemrës.

Nëse sezonin e kaluar shkurtimi i rrogës së tij e ka ndihmuar Barcelona-n që të regjistrojë blerjet e reja Eric Garcia dhe Memphis Depay, edhe këtë vit gjërat nuk do të jenë ndryshe, por AS ka shpjeguar se si Pique është i gatshëm të bëjë një gjest akoma më bujar.

Nga sa mësohet, në fakt, jo vetëm që mbrojtësi spanjoll është shprehur menjëherë i gatshëm ta ulë akoma më shumë rrogën, por madje është i gatshëm të luajë falas.

Në fakt, mbrojtësi duket se i ka propozuar klubit që të luajë pa u paguar gjatë gjithë sezonit që është në prag të fillimit. Pavarësisht se spanjolli e di se nuk është mes zgjedhjeve të para të Xavi-t, ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat