Në garë për futbollistin kroat

Futboll

Në garë për futbollistin kroat

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:16
Në garë për futbollistin kroat

Chelsea janë të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin anësor kroat të Celticut, Josip Juranoviq. Për të interesim ka shfaqur edhe United dhe Atletico Madrid

Blutë kanë punuar shumë për të forcuar mbrojtjen gjatë kësaj vere dhe deri me tani kanë përfunduar marrëveshjet për blerjen e Kalidou Koulibaly dhe Marc Cucurella që ju kanë kushtuar atyre më shumë së 100 milionë funte.

Ata po ashtu kanë zgjatur kontratën e Cesar Azpolicueta edhe për dy vite të tjera, por ende po kërkojnë opsione të tjera në mbrojtje.

Bisedimet për një marrëveshje me mbrojtësin e Leicester, Wesley Fofana janë duke vazhduar dhe tani ata dëshirojnë të sjellin edhe një tjetër mbrojtës anësorë.

Denzel Dumfries dhe Kyle Walker-Peters janë në listën e tyre të dëshirave por Chelsea tani është duke punuar për ta sjell edhe Juranoviq.

Juranoviq pati një debutim të mirë në sezonin e kaluar në Skoci të Celtic, pasi ju bashkua këtij klubi nga Legia Warsaw për 2.5 milionë funte dhe ishte edhe në “Skuadrën më të mirë të Premiershipit në Skoci”.

Një numër i madh i klubeve kanë shprehur interesimin tashmë për Juranovic, ku përpos Chelseat në garë është edhe United por edhe gjigantët spanjoll, Atletico Madrid.

“Shpresoj që të këtë diçka në këtë tregime, por të flas drejt nuk e kam pyetur trajnerin tim për këtë gjë. Nuk shqetësohem nga të tilla gjëra”, ka thënë ai për RTL.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat