Reali para sfidës së madhe

Futboll

Reali para sfidës së madhe

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 20:04
Reali para sfidës së madhe

Real Madrid dhe Eintraht Frankfurt luajnë sot në Helsinki për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës. Madrilenët vijnë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampioneve, ndërsa skuadra gjermane si triumfuese në Ligën e Europës.

Ançeloti ka zgjedhur një formacion me të gjithë yjet, duke i besuar nga minuat e parë treshes së paprekshme të mesfushës Kasemiro-Kros-Modriç, ndërsa në sulm Benzema do të mbështetet nga Vinicius dhe Valverde.

Kurse në radhët e Eintraht do të mungojë një nga protagonistët kryesorë të viteve të fundit, Filip Kostiç, i cili nuk do të luajë në këtë sfidë pasi pritet për firmën në Itali, ku do t’i bashkohet Juventusit.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Militao, Alaba, Mendi, Kasemiro, Modriç, Kros, Valverde, Vinicius, Benzema.
Trajner: Karlo Ançeloti

EINTRAHT FRANKFURT: Trap, Ndicka, Tuta, Toure, Sou, Rode, Knauf, Lenz, Lindstrom, Kamada, Borre.
Trajner: Oliver Glasner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat