A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali?

Futboll

A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali?

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:35
A do të bëjë më përforcime këtë verë Reali?

Real Madridi u tregua prapë i suksesshëm mbrëmë duke e fituar trofeun e radhës, atë të Superkupës së Evropës.

“Los Blancos” e mundën Eintracht Frankfurtin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Helsinki.

Madrilenët nuk ishin dhe aq aktivë këtë verë me transfere, ndërsa presidenti Florentino Perez konfirmon se këtë muaj kampionët e Spanjës dhe të Evropës nuk do të bëjnë më përforcime.

“Me skuadrën që e kemi, ne nuk mendojmë të bëjmë më përforcime për ekipin e Real Madridit këtë verë”, deklaroi Perez pas triumfit të mbrëmshëm.

Gjatë kësaj vere, Reali i transferoi Antonio Rudigerin dhe Aurelien Tchouamenin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat