UEFA përgëzon Vllazninë për organizimin

Futboll

UEFA përgëzon Vllazninë për organizimin

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:03
Vllaznia

Klubet shqiptare e kanë bërë të zakonshëm që pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare ta shoqërojnë edhe me faturat e gjobave që mbërrijnë nga UEFA për keqorganizim të ndeshjeve apo për probleme në tribunat e stadiumeve.

Një “tabu” që tashmë është thyer nga Vllaznia, siç e konfirmoi presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, i cili ka bërë të ditur se klubi ka marrë vlerësime për organizimin e ndeshjes ndaj Universitatea Kraiova në Ligën e Konferencës.

“Mirdita të dashur miq dhe dashamirës te KF Vllaznisë.

Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik, ku dje, mbas 30 viteve realizimi të ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin “Loro Boriçi” me eksperienca jo te mira, ku si pasojë kanë ardhur dhe penalitete të ndryshme për ekipit tonë, arritëm të marrim një vlerësim shembullor nga UEFA për ndeshjen e fundit kundrejt Universitatea Kraiova!

Faleminderit dhe njëherë të gjithëve që kontribuuan për këtë organizim, në veçanti TIFOZERINË TONË TË MREKULLUESHME, si dhe gjithë institucionet e tjera, së bashke me kompaninë e Sigurisë.

Uroj në të ardhmen të kemi shumë më shumë evente ndërkombëtare në qytetin tonë”, shkruante Xhaferi në postimin e tij. Një lajm i mirë, që vjen vetëm një ditë pasi UEFA i dërgoi një supergjobë Partizanit për trazirat e shkaktuara nga tifozët në ndeshjen ndaj Saburtalos në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat