Chelsea është shumë pranë akordit me Barcelonën

Futboll

Chelsea është shumë pranë akordit me Barcelonën

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:27
Chelsea është shumë pranë akordit me Barcelonën

Chelsea është shumë pranë akordit me Barcelonën për transferimin e Frenki de Jongut, ndërsa po arrijnë te shifra e kërkuar nga katalanasit, 68 milionë paund.

E ardhmja e mesfushorit holandez është shndërruar në një prej telenovelave më të parashikueshme të kësaj vere, me lojtarin që dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, por katalanasit duan t’i ulin rrogën.

Ai ka refuzuar edhe mundësinë e transferimit te Junajtidi duke parë që këta të fundit nuk luajnë në Champions, por ai nuk është kundër një transferimi te skuadra e Tuhelit, që tashmë duket shumë pranë marrëveshjes.

Sipas “Sky Sports”, ata po studiojnë edhe mundësinëe transferimit të Obamejangut nga “Camp Nou”. Sulmuesi do të ishte dakord, duke parë se hapësitrat për të nga ky edicion nuk do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh mbërritjen e Levandovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat